
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë vendin.
Kurti në këtë deklarim ka theksuar rëndësinë e komisionerëve e vëzhguesve, teksa tha se ruajtja e këtij vullneti është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.
“Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit. Ruajtja e këtij vullneti të shprehur është esencial për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aty e kemi përcaktimin për të ardhmen e vendit tonë dhe të institucioneve të tij.
E për këtë gjë, mendjet, sytë dhe veshët tanë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Keni detyrë tejet të rëndësishme saqë vendimtare”, tha ai.


