Më 29 tetor fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 29 tetor dhe do të përfundojë më 4 nëntor 2025.

“Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile, në ditën e zgjedhjeve, më 9 nëntor 2025, ndërkaq për regjistrim është vënë në funksion platforma elektronike: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/”, njofton KQZ.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button