“Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, shfaqen grafite me përmbajtje kanosese me jetë për Kurtin në veri të Mitrovicës

Një kanosje serioze me jetë është raportuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, ku shënjestër ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Pas marrjes së informatës operative, sipas Sinjalit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button