
Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së shtunës në Prishtinë, ku një grua ka kërkuar ndihmë në polici pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Viktima S.B është paraqitur në Stacionin Policor, për të raportuar rastin e ndodhur në rrugën Ndue Përlleshi.
Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj, i dyshuari B.B ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, duke e kapur në fytyrë me dorë, e ka rrëzuar në tokë dhe më pas e ka goditur në fytyrë me shuplaka.
Ndërsa në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është inicuar si “dhunë në familje”



