Media lokale publikon një sondazh për kryetar të Suharekës: Kandidati i LDK-së para Bali Muharremajt

Një sondazh i publikuar së fundmi nga një media lokale në Suharekë pretendon se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të kësaj komune, Ardian Shala, aktualisht kryeson garën për të parin e kësaj komune me 35.8% të mbështetjes.

Gjithmonë sipas këtij sondazhi për të cilin media lokale Suhareka Aktuale nuk e ka bërë të ditur se nga kush është realizuar, Shala ka një epërsi prej 4.4 % ndaj kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, i cili renditet i dyti me 31.4%.

Në vendin e tretë pozicionohet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Bytyçi, me 21.6%, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Dardan Berisha, ka marrë 11.2% të mbështetjes.

ipas të dhënave, thuhet se anketa është zhvilluar gjatë periudhës 28 shtator-2 tetor 2025, me një kohëzgjatje prej 5 ditësh, ku 1500 qytetarë të Komunës së Suharekës pretendohet të kenë marrë pjesë në anketim.

Marzhi i gabimit është llogaritur në +-2.8%, ndërsa niveli i besueshmërisë pretendohet se arrin në 95%.

Të anketuarit sipas grupmoshave:

12% nga 18–24 vjeç,

25% nga 25–34 vjeç,

28% nga 35–44 vjeç, 20% nga 45–54 vjeç dhe

15% nga mbi 55 vjeç.

Në sondazhin e publikuar pretendohet se anketimi është zhvilluar në dy metoda, atë drejtëpërdrejtë 60% , si dhe përmes telefonit 40%.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button