
Gazetari Lirim Mehmetaj ka siguruar mesazhet telefonike të Faruk Mujkës sesi, kundërligjshëm dhe me ndërhyrje politike nga Vetëvendosje, është emëruar Kryeshef i Ndërmarrjes së Ibër-Lepencit.
Mehmetaj i publikoi bisedat në WhatsApp mes Mujkës, të pushtetshmes informale Dejona Mihali dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Nga komunikimet sbulohet skema emërimeve krejtësisht politike, dhe në mënyrë të kundërligjshme, edhe militantëve të tjerë në institucioneve. Ministra që ndërhyjnë politikisht duke abuzuar me pushtetin. Nga komunikimet e Rizvanollit dhe Mihalit kupothet që emërimi i Mujkës kryeshef, përmes konkursit, ishte veç formalitet. Personi veçse ishrte caktuar, politikisht dhe ilegalisht”, tha Mehmetaj.



