Memli Krasniqi: Vetëvendosja ka futur vendin në krizë, presidentja të shpallë zgjedhjet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të radhës për formimin e qeverisë, duke e cilësuar seancën e sotme si “skemë të dështimit të paralajmëruar”.Sipas Krasniqit, më shumë se nëntë muaj zvarritje kanë treguar se partia fituese e zgjedhjeve nuk ka pasur as vullnetin dhe as kapacitetin për të siguruar shumicën parlamentare.


“Ky është rezultat i drejtpërdrejtë i mentalitetit bllokues dhe arrogant të Vetëvendosjes, që e ka mbajtur vendin në krizë institucionale për muaj të tërë,” ka shkruar ai.Krasniqi akuzoi VV-në se ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut dhe interesin partiak mbi interesin e vendit.

Ai tha se PDK ka qenë e qartë që nga fillimi se nuk do të jepte vota për “vazhdimin e kësaj keqqeverisjeje”.Në këtë situatë, ish-kreu i PDK-së kërkoi që presidentja të veprojë pa vonesa.

“Tani përgjegjësia është e qartë: Presidentja duhet të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve, që të mos humbim edhe më shumë kohë,” theksoi ai.Ai shtoi se Kosova ka nevojë për stabilitet dhe qeverisje serioze, ndërsa PDK, sipas tij, është e gatshme për zgjedhje dhe për t’i dhënë vendit “drejtim të ri”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button