Merret vendimi: Vetëm kaq shikues do të lejohen në ndeshjen Serbi – Shqipëri

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në praninë e vetëm 6500 shikuesve.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me mbylljen e një pjese të stadiumit “Duboçica” në Leskovc, për shkak të incidenteve të shumta që ndodhën në ndeshjen e kaluar të Serbisë me Anglinë.

Mediumi serb “Sportklub” ka njoftuar se në stadium për ndeshjen e 11 tetorit do të jenë vetëm 6500 shikues.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button