SportFutboll

Milot Rashica kontribuon në fitoren e Besiktasit në Kupë

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka kontribuar me asistim në fitoren e Besiktasit të martën pasdite.

Besiktasi e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Kupë të Turqisë, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, Besiktasi, e mposhti si mysafir Antalyasporin me rezultatin 2:1.

Rashica u inkuadrua nga pjesa e dytë, kurse asistoi te goli i fitores që e shënoi Rafa Silva në minutën e 76-të.

Për 28-vjeçarin Rashica ky ishte asistimi i nëntë këtë edicion në të gjitha garat.

Ka kontribuar edhe me katër gola.

Beshiktashi pas fitores ka avancuar në plejof të Kupës së Turqisë pasi u renditet në vendin e parë në Grupin D me nëntë pikë.

Antalyaspori është në pozitën e katërt me tri pikë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button