Ministri Krasniqi nën hetime nga Prokuroria, dyshohet se kanosi dy persona

Një tjetër ministër i Qeverisë Kurti është duke u hetuar nga Prokuroria.
Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, është nën hetime nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Krasniqi dyshohet për një rast të kanosjes.
Ai dyshohet se më 23 nëntor ka kanosur dy persona në qytetin e Pejës.
Rasti për Paparacin është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai tha se procedura hetimore është iniciuar dhe sipas tij po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka thënë Nikçi.



