Ministria e Financave njofton se ka hyrë zyrtarisht në fuqi ligji për pagën minimale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se paga minimale është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga janari i këtij viti.

Kjo ministri ka njoftuar se zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza.Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 euro bruto.

“Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës”,ka njoftuar Ministria. Vendimi për rritjen e pagës minimale në fakt është marrë në fund të tetorit 2025, pak para nisjes së fushatës për balotazhin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor 2025. Fushata për balotazhin kishte nisur më 3 nëntor, kurse vendimi për rritjen e pagës ishte marrë më 31 tetor në mbledhjen e Qeverisë në detyrë. Nga kjo rritje vlerësohet se përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Artikuj të tjerë

Back to top button