Ministria: Qytetarët që s’i kanë pranuar subvencionet për rrymë për dhjetor e janar, mund të përfitojnë në fatura nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se qytetarët që kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë pranuar subvencionin për muajt dhjetor dhe janar, si dhe të gjithë përfituesit për muajin shkurt, do të mund të përfitojnë subvencionin direkt në faturat e tyre nga nesër.

Ky subvencionim bëhet në kuadër të Programit për Subvencionimin e Energjisë Elektrike për Familjet e Cenueshme.

“Ky program ka për qëllim të ofrojë lehtësim në shpenzimet për energji elektrike për familjet më në nevojë, në mënyrë që familjet e cenueshme të mund të përballojnë më lehtë kostot e konsumit të energjisë”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button