BallinaZgjedhjet 2025

Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit

Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit sa nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregori Kihou dhe Xho Rider, transmeton KlanKosova.tv.

Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi se kontrata e Kihou dhe Rider me të ka përfunduar.

Më 9 shkurt Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i pasuar ata si avokat.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button