
Një rast posedimi të narkotikëve është zbuluar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, ku Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi i janë gjetur disa qese me substancë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më 09.02.2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Pajazit Boletini”, ku zyrtarët policor, gjatë kryerjes së detyrave policore, kanë hasur në personin e dyshuar L.I rreth 19 vjeç.
Në vendin e ngjarjes janë njoftuar njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilat kanë bërë matjen e substancës së sekuestruar, që ka rezultuar me peshë totale 11 gram.
Rasti vazhdon të hetohet nga policia.



