Mitrovicë, Behrami: Në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas procesit të zgjedhjeve lokale në Mitrovicë duke deklaruar se, sipas tij, aty nuk është përdorur i ashtuquajturi “tren bullgar”, por “tren qeveritar”.
Ai ka thënë se në shumë vendvotime të mëdha janë hasur fletëvotime me numra serikë që nuk korrespondojnë me klasat përkatëse, çka e ka cilësuar si indikator të qartë për trafikim votash. Behrami ka shtuar se janë gjetur edhe fletëvotime të një klase në klasë tjetër, duke e përshkruar këtë si praktikë të përhapur dhe jo si rast të izoluar.



