Momenti kur Rubio i tregon diçka në vesh Trumpit dhe i jep një letër

Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi.

Presidenti amerikan ua shoi kureshtjen të pranishmëve: “Porsa mu dha një shënim ku thuhet se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe do t’u duhem atyre goxha shpejt”, raporton televizioni CNN.

Në letrën që Rubio ia dha Trumpit nënvizohen fjalët “shumë afër”, që duket se i referohen nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit e Hamasit.

“… ka nevojë që ju të miratoni një postim në Truth Social së shpejti në mënyrë që të mund ta njoftoni marrëveshjen i pari” – shkruhet më tej.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se mund të pritet një postim i presidentit Trump së shpejti në rrjetin “Truth Social”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button