
Brenda lokalit të një gruaje, një shtetas i Serbisë dyshohet se mori një sasi parash rreth 200 euro.
Policia ka njoftuar se rasti është regjistruar në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë më 19.01.2026.I dyshuari është arrestuar ndërsa ndaj tij është hapur rasti si shpërdorim i pasurisë.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.



