“Mos lejoni që ëndërrat e një vajze të shuhen në heshtje”, nxënësja e shkëlqyer nga Shala e Bajgorës rrezikon të ndërpresë shkollimin

Sot ka filluar viti i ri shkollor, e një nxënëse e dalluar nga një fshat i thellë i Shalës së Bajgorës përballet me rrezikun e ndërprerjes së shkollimit për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Nxënësja, e cila ka arritur të regjistrohet në shkollën e mesme, nuk ka mundësi të sigurojë transportin apo një banim më afër shkollës, gjë që po e pengon të ndjekë mësimet.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoresha e SHFMU “Andon Zako Çajupi”, Melihate Meha.
Ajo tha se nëna e saj, me zemër të thyer, bën apel për ndihmë që vajza të mos e humbë ëndrrën për t’u bërë mjeke, inxhiniere apo mësuese.
“Njerëz tē vullnetit të mirē ta ndihmojmë të mos mbetet në errësirë.Çdo ndihmë sado simbolike transport apo qira mujore mund te ndryshojë jetën e saj.Mos ta lëmë vetëm ,nesër ajo do ti shërbej vendit tonë.
Ndihmo edhe ti!”, tha ndër tjerash Meha.