Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron edhe reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë për pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s, transmeton Arbresh.info.

Temperaturat minimale pritet të jetë -4 gradë celsius ndërsa maksimalja 10 gradë celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 7 deri 9°C
Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

E martë

Mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 5-8°C
Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale:-4 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 7deri 10°C
Era: nga verilindja 1-7m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me shi.
Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
Tmperaturat maksimale: 5 deri 8°C
Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-6m/s.

Artikuj të tjerë

Back to top button