
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku pritet mot kryesisht i kthjellët. Në zonat malore reshje të izoluara bore.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.



