Musliu: Albini ka filluar ta luajë viktimën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrin në detyrë Albin Kurti i cili tha se është intoksikuar atmosfera për krijimin e koalicioneve.

“Pas 26 viteve të karrierës së tij në krye të kauzave të rrejshme, të kampanjave linçuese, të propagandës denigruese paska thënë se na qenka helmu atmosfera me xhelozi e inate. Shtrohet pyetja: kush e paska helmuar atmosferën deri në këtë pikë? Përgjigja është: Albin Kurti i cili nuk u mjaftua as atëherë kur pësuan katër persona, as kur Kosova kishte nevojë për stabilitet politik, as kur brigadat nuk lanë fyerje, shpifje, sharje e kërcënime pa bërë”, shkruan Musliu.

“E Albin Kurti asnjëherë nuk u distancua nga dhuna verbale e ndjekësve të tij. As me një fjalë të vetme. As me një gjest të vetëm. Pra, për helmimin e kësaj shoqërie fajtori kryesor je ti Albin. Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton”, përfundon deputetja.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button