Musliu për VV-në: Veç PDK-ja ua lëkund themelet, nuk i frikësohet grekofilëve të llojit të Dejonës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sontë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se vetëm PDK-ja ua lëkund themelet.

Ajo gjithashtu u shpreh se partia e saj nuk i frikësohet, siç tha “grekofilëve të llojit të Dejona Milahit”.

“A e din pse këta e sulmojnë Partinë Demokratike dhe z.Lushtaku. Sepse këta e dinë dhe janë shumë të sigurtë që vetëm Partia Demokratike e Kosovës ua lëkund themelet këtyre, ua turbullon ujërat këtyre, sepse Partia Demokratike e Kosovës nuk i frikësohet grekofilëve të llojit të Dejona Milahit”, tha ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button