Mustafa: Seanca e buxhetit “teatër politik”, ka probleme të mëdha ligjore dhe kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e buxhetit për vitin 2026, pasi, sipas tij, nuk është zhvilluar asnjë konsultim paraprak me LDK-në për këtë çështje.

Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mustafa tha se procedura e thirrjes së seancës është e pasaktë dhe e paqartë, duke e cilësuar atë si një “teatër politik”.

Ai theksoi se procesi ka probleme të mëdha ligjore dhe kushtetuese që e bëjnë të pamundur mbështetje për këtë buxhet.

“Pak para se të vija këtu na erdhën imellat për dy seancat, qëndrimi i LDK-së është i bërë publik që nesër nuk marrim pjesë në seancën e votimit të buxhetit. Ka probleme kushtetuese, nuk kemi qeveri, as komisione. Edhe po t’i mënjanoja këto, çdo buxhet kërkon konsultë paraprake. Nëse VV pretendon që të ketë përkrahjen e LDK-së për buxhetin e vitit 2026, do të duhej që paraprakisht të kishte një konsultë”, tha Mustafa.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button