Nagavci i kundërpërgjigjet presidencës: Sot garantoj që VV ia jep 30 nënshkrime Vjosa Osmanit

Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se Vjosa Osmanit nuk i janë ofruar nënshkrimet as përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje.

Teksa presidenca bëri këtë demantim, shefja e Grupit Parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci u pyet për këtë deklaratë.

Ajo tha se e njeh personalisht Learta Hollaj dhe sot i garantoj asaj që Lëvizja Vetëvendosje ofron nënshkrimet per Vjosa Osmanin.

“Zonjës Learta që e njoh personalisht, sot i garantoj nënshkrimet e deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtetë, unë sot jam e gatshme që të garantojë në emër të Lëvizjes që të ofrojë nënshkrime për të vazhduar gara”, ka thënë ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button