Nagavci: Ia kemi ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, i ka refuzuar
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se i kanë ofruar 30 nënshkrime edhe Vjosa Osmanit si kandidate për presidente.
Sipas Nagavcit, Osmani i ka refuzuar nënshkrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidimin e saj.
“I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj edhe pse nga ajo që dimë asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë”, tha ajo.



