Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:18

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e Fitër Bajramit do të festohet të premten, më 20 mars 2026, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në Xhamia e Madhe në Prishtinë.

Programi nis në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut dhe ligjëratën tematike, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:18, i udhëhequr nga kryeimami Vedat ef. Sahiti. Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Pas ceremonisë, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në 12:00, sipas traditës së festës

Artikuj të tjerë

Back to top button