
Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasësi ndalohet për 48 orë”, thuhet në konfirmim.



