Ndeshja Kosovë – Slloveni do të drejtohet nga gjyqtarët italianë

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026 do të drejtohet nga gjyqtarët italianë.

Marco Guida do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, i asistuar nga Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti.

Në VAR do të jetë Marco Di Bello, i ndihmuar nga Valerio Marini, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet të premtën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button