Ndryshon vendimi, PZAP e hedh poshtë vendimin e KQZ-së – Certifikohet edhe lista me kandidatët për deputetët e Listës Serbe

Vendimi i PZAP-së për listën me kandidatë për deputetë të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit u diskutua jo vetëm në politikën e vendit.

Mirëpo sot ndryshoi gjithçka pasi Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka vendosur për certifikimin e listës me kandidatë për deputetë të Listës Serbe. Kjo pas ankesës që është bërë në PZAP nga kjo parti, pasi në KQZ nuk ishte certifikuar lista me kandidatët për Parlamentin e Kosovës.

APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025. NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11.12.2025, CERTIFIKOHET lista e kandidatëve (33 kandidatë) të subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button