Lajme

Në Dobërçan të Gjilanit, një person u gjet i vdekur në veturën e tij

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur pasditën e së shtunës në fshaitn Dobërçan të Gjilanit.

Nuk dihen më shumë informacione lidhur me rastin.

Teksa bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv

Autoritetet e sigurisë tashmë i kanë nisur hetimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button