
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është vetë-plagosur dje me 07.02.2026 në Drenas, derisa ishte duke vozitur.
Sipas Policisë, i dyshuari derisa ka qenë duke vozitur makinën e tij, dyshohet se është vet-plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë, afër gjurit.“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistolet, pesë fishkë dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



