Në këtë link mund t’i shikoni rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar vazhdimisht të gjitha rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Në faqen e saj zyrtare, të gjithë qytetarët e interesuar për qytetin e tyre mund të shikojnë shifrat që po publikohen nga KQZ-ja.

Aty përfshihen votat e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Po ashtu, në faqen e KQZ-së është e shpalosur edhe harta e Kosovës, ku mund të klikoni mbi qytetin që dëshironi të shihni, dhe anash do t’u shfaqen emrat e kandidatëve për kryetarë.

Në këtë seksion, shfaqen rezultatet e kandidatëve në përqindje, numri i votave që kanë marrë, si dhe sa vendvotime janë numëruar.

Për t’i parë këto rezultate, klikoni këtu.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button