Në Llaushë të Skenderajt arrestohet personi me tri urdhëresa aktive nga Policia e Kosovës, madje ai kishte ndërruar dhe identitetin e tij

Një person i dënuar me burg efektiv është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Llaushë të Skenderaj, gjatë realizimit të tri urdhëresave aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur më 10.01.2026, rreth orës 18:00, kur patrulla policore, gjatë një pike kontrolli rutinë, ka ndaluar një automjet Golf 4, ngjyrë e zezë, me targa të Bosnje dhe Hercegovinës.
Fillimisht, drejtuesi i mjetit është identifikuar me letërnjoftim si Asmir Muminović, i lindur më 1997. Megjithatë, pas verifikimeve në sistemin SIPK, Policia ka konstatuar se personi në fjalë figuron me identitet tjetër, (shqiptar) i lindur më 1997 në Grabs të Zvicrës, me vendbanim në fshatin Klinë e Mesme, i njohur më herët për organet e rendit.
Bazuar në urdhëresat gjyqësore në fuqi, i dyshuari rezulton i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh, tetë muajsh dhe dy ditësh, dënim i formës së prerë.
Pas arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Hajvalisë në Prishtina, ku ka nisur vuajtjen e menjëhershme të dënimit, konfirmojnë burime të sigurta.
Rasti është trajtuar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa Policia vlerëson se veprimet janë kryer në përputhje të plotë me procedurat ligjore.



