
Sot bëhet një vit nga momenti kur ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte liruar përkohësisht nga paraburgimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçin, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Kjo vizitë ishte e shkurtër dhe u realizua nën masa të rrepta sigurie.
Vetëm disa ditë pas kësaj vizite, Haxhi Thaçi kishte ndërruar jetë.
Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.
Një veprim i tillë i gjykatës i kritikua ashpër, duke u vlerësuar si një akti jonjerëzor nga ana e Gjykatës Speciale.
Vetëm disa ditë më pas, Gjykata Speciale e kishte lejuar atë që të vizitonte familjen dhe varrin e babait të tij.
Megjithatë, ai kishte dërguar një kurorë për varrin e prindit.
Mbishkrimi që ishte vendosur në kurorë kishte nxitur reagime të forta emocionale në vend.
“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, kishte shkrua Thaçi mbi kurorë.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dhe tani janë në pritje të vendimit.
Pas fjalëve përfundimtare të prokurorisë dhe mbrojtjes, gjykata tashmë është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar.
Në Kosovë, pritja për këtë vendim shoqërohet me interes të madh publik, ndërsa shumë qytetarë dhe përfaqësues politikë kanë shprehur besimin e tyre në pafajësinë e ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe në karakterin çlirimtar të luftës së saj.
Procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme gjyqësore që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të ketë jehonë të gjerë politike dhe shoqërore në vend.



