Ballina
Nëna e Thaçit 88-vjet, fondacioni i ish-presidentit për ndihmë juridike: Për pesë vite urimet i mori prej telefonatave nga burgu

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka publikuar një fotografi të nënës së ish-presidentit, e cila sot ka mbushur 88 vjet.
Në postimin e tyre thuhet; “nëna Hyrë që mbushi 88 vjet me padurim e priti urimin e djalit të saj, Hashimit, i cili në këto pesë vjetët e fundit e uroi vetëm përmes telefonatave apo videolidhjeve nga burgu i Hagës”.
“Nëna Hyrë nuk është vetëm nënë e një djali në burg, por nënë e një lideri që bëri historinë, të cilën nuk do ta ndryshojë asnjë proces. Ajo është shumë krenare për djalin e saj dhe pret që së shpejti të kthehet në shtëpi e të festojnë së bashku! Liri për çlirimtarët!”, përfundon postimi.