BallinaEkonomi

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar prej 100 MW

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar të vendit me kompaninë tashmë të themeluar në Kosovë “Lindja Solar” nga konsorciumi fitues i ankandit i përbërë nga “Orllati Groupe” nga Zvicra, “Holdigaz” nga Zvicra, “ZPV” nga Gjermania dhe “Jaha Solar” nga Kosova.

 

Gjithashtu, sot janë  nënshkruar edhe marrëveshjet për dhënien me qira të tokës me Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike me Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A..

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një tregues i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të përmbushur objektivat e energjisë së gjelbër. 

Tutje ajo shtoi se, ky ankand i suksesshëm do të jetë i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë në të ardhmen dhe Kosova po e dëshmon se gjithnjë e më shumë po bëhet një mjedis i favorshëm dhe i sigurt për investime në sektorin e energjisë pra për një sektor më të qëndrueshëm, të pavarur dhe më të përballueshëm për qytetarët.

Ndërsa nga ana e tij, kryeshefi financiar i “Group Orllati”, Destan Orllati tha se ky projekt i cili do të shtrihet në rreth 117 hektarë është pjesë e ambicies së fortë të vendit për të zhvilluar prodhimin vendor të energjisë së ripërtëritshme. Përparësitë e këtij projekti janë të shumta ku përveç prodhimit të energjisë së pastër do të ketë impakt në krijimin e vendeve të punës dhe do të stimulojë ekonominë rajonale

Ai falënderoi Qeverinë e Kosovës për korrektësinë, vizionin dhe vullnetin për të shtyrë para proceset, si dhe për transparencën gjatë ofertimit, pasi kështu mund të tërhiqen kompanitë për investime në Kosovë. 

Këto marrëveshje për zhvillimin e projektit për ndërtimin e parkut solar fotovoltaik me kapacitet 100 MW, janë një fillim i mbarë drejt avancimit të burimeve të ripëritëritshme të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Ku, ky projekt ambicioz synon të prodhojë energji të pastër dhe të qëndrueshme, duke kontribuar në uljen e emetimeve të karbonit, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljes së varësisë nga importi.

Në fund, Rizvanolli falënderoj të gjithë akterët të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti duke filluar nga USAID-in si partner kyç në të gjithë hapat e këtij procesi dhe në sukseset tona në sektorin e energjisë, duke vazhduar me ZRRE, KOSTT, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MPHI), Ministrinë e Bujqësisë, Komisionin Rregullativ të Prokurimit  dhe Komunën e Rahovecit.   

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe për
Close
Back to top button