Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të turbullimit të ujit në rrjetin e ujësjellësit, sipas njoftimit të KRU Prishtina, nesër pritet të rregullohet gjendja me furnizimin me ujë.

Po ashtu, për të siguruar furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, do të organizohet shpërndarje përmes autoboteve/cisternave në disa lokacione të qytetit.

Qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet zyrtare të KRU Prishtina dhe të furnizohen sipas orarit të përcaktuar.

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se mbetet në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për të siguruar informim të saktë dhe trajtim sa më të shpejtë të situatës.

Artikuj të tjerë

Back to top button