Ballina
Nesër tentativa e pestë për konstituimin e Kuvendit, a do t’i sigurojë VV’ja votat për Haxhiun?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit. Seanca do të fillojë në orën 10:00, teksa pritet të hedhet në votim propozimi për Kryeparlamentarin. VV ka thënë se do të vazhdojë me emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun, teksa PDK, LDK dhe AAK ia kanë bërë të qartë se nuk do të ia votojnë këtë propozim.
Deputetët e rinj do të bëhen bashkë sërish nesër në Kuvend, në një tentativë tjetër për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.
Seanca konstituive, që u ndërpre të hënën, do të vazhdojë nesër në orën 10:00.