Netanyahu urdhëron sulme në Gaza

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë izraelite të kryejë menjëherë “sulme të fuqishme” ndaj Gazës, pas një sulmi të ri të Hamait ndaj forcave të Ushtrisë Izraelite në jug të Gazës.
Ky veprim vjen pas pretendimeve të Netanyahut se Hamasi ka kryer një shkelje të marrëveshjes për armëpushim.
Nga ana tjetër, Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës akuzoi Izraelin për 125 shkelje të armëpushimit që nga hyrja e tij në fuqi më 10 tetor, duke përfshirë vrasjen e 94 palestinezëve.
Izraeli ka kryer sulme ajrore në Gaza të dielën, pasi militantët e Hamasit lëshuan raketa kundër tankeve ndaj ushtarëve izraelitë, sipas një njoftimi nga ushtria izraelite.



