Nga nesër nis operimi i autobusëve urban në Prishtinë

Përfaqësuesit e Trafikut Urban dhe ata të transportuesve privatë në Prishtinë janë takuar sonte në orën 18:00.

Në këtë takim vendosen të kthehen në kthehen në punë nga e mërkura, nesër, pasi që Komuna e Prishtinë dhe Ministria e Financave kanë njoftuar se sot janë alokuar një pjesë e të hyrave vetanake të Komunës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të martën ka njoftuar se kanë nisur të kryejnë pagesat e borxheve pas alokimit të pjesshëm të mjeteve nga Ministria e Financave.

Më herët, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Komunës së Prishtinë i janë alokuar 2.7 nga 25 milionë euro sa janë në total të hyrat vetanake të vitit 2024.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button