Ngritet çmimi i biletës së taksive private Fushë-Kosovë Prishtinë

Taksistët e njohur si “1-shat”, që operojnë në linjën Prishtinë – Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin e udhëtimit nga 0.70 euro në 1 euro.

Vendimi është marrë për shkak të rritjes së çmimit të naftës, pasi me tarifën e mëparshme nuk arrinin t’i mbulonin shpenzimet e operimit në këtë linjë.

Ky vendim po aplikohet në të gjitha taksitë private që operojnë në Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Artikuj të tjerë

Back to top button