
Policia ka raportuar një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit, që lidhet me pronën e një qytetari kosovar në Prizren.
Sipas informacionit zyrtar, prona e viktimës është transferuar te persona të tretë pa pëlqimin dhe dijeninë e tij.
Hetimet kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari.
Ai dyshohet se ka përdorur një letërnjoftim të falsifikuar të Serbisë, duke shtuar të dhënat e viktimës për të realizuar mashtrimin.
Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.



