Një fëmijë u godit nga vetura në Zhabar të Mitrovicës

Një fëmijë është goditur nga një veturë mbrëmjen e sotme në Zhabar të Mitrovicës.
Rreth gjendjes së tij shëndetësore detaje ka dhënë Spitali i Mitrovicës.
“Ju konfirmojmë se në ora 18:07, si pasojë e një aksidenti, në Shërbimin Emergjent ndihma mjekësore emergjente i është dhënë një fëmije të lindur në vitin 2018. Pas ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar (CT e kokës), është referuar për në QKUK, tek specialistët e neurokirurgjisë. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë, por nën monitorim deri në përcjellje për QKUK,” deklaruan nga spitali i Mitrovicës.



