Një grua në Fushë Kosovë, dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga dy persona të panjohur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë Kosovë në orët e hershme të 31.12.2025.
Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi e njëjta dyshohet se është dhunuar në një motel nga dy persona të dyshuar të panjohur.
Policia ka njoftuar se në bazë të deklaratës së viktimës, këtë të fundit fillimisht e kanë dehur me alkool e drogë e më pas e kishin dhunuar.
Viktima pastaj me forcë është fut në veturë dhe është lënë në rrugë.
Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim.



