Një i mitur nga Shqipëria zhduket në Kosovë, raportohet se po udhëton me një veturë të vjedhur

Një i mitur, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është zhdukur në Kosovë.

14-vjeçari nga Hasi, Mariglen Dauti, raportohet se po udhëton me një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë.

Familjarët kanë deklaruar se Marigleni është larguar në drejtim të panjohur mesditën e djeshme.

Ata u apelojnë të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e tij.

14-vjeçari për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës, ku u ndalua për të marrë derivate për veturën.

Nga “Drejtoria Rajonale e Policisë” në Pejë, pohojnë se i mituri ka marrë afro 79 litra karburant në një pompë të benzinës dhe ka kërkuar nga punonjësi që të bëjë pagesë me kartelë.

“Punëtori deklaroi në polici se ka hyrë brenda të marrë POS-in, teksa i mituri është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur. Njësitet relevante janë duke u marrë me hetimet e nevojshme”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Daja i Mariglenit, Arjani, kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione për nipin e tij, të lajmërojnë në numrin: +38345214672.

Ai thotë se Marigleni nuk posedon me vete dokumente identifikimi

Artikuj të tjerë

Back to top button