“Një keqinterpretim …”, Ministria e Industrisë del me njoftim pas bastisjeve në ARBK

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ka reaguar pasi sot janë bastisur zyret e ARBK-së nga njësitë policore për krime ekonomike.

Sipas tyre rasti ka të bëj me hetimet që po zhvillohen lidhur me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit. 

“Ju njoftojmë se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor. Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative”, thuhet në reagim.

Në stacionin policor janë shoqëruar tre persona. Në mesin e tyre, sipas burimeve, është shoqëruar edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK’së Igballe Rexha- Jashari.

Dyshimet e para janë për shkak të ndryshimit të aksioneve të pronësisë së një biznesi.

Policia ka bastisur zyret e ARBK’së, duke mos lejuar punëtorët të futen në objekt.

Artikuj të tjerë

Back to top button