
Një rast shqetësues është regjistruar në një shkollë në Gjakovë, ku një nxënës është kapur me thikë brenda ambienteve shkollore.
Ngjarja ka ndodhur më 19 mars rreth orës 14:30 në shkollën “Kadri Kusari”, ku gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, tek një nxënës i mitur është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
Sipas informacioneve, sigurimi i shkollës ka ndërmarrë kontroll rutinë, gjatë të cilit ka hasur në mjetin e dyshuar dhe menjëherë ka njoftuar Policinë.
I dyshuari është intervistuar nga policia në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës.
I mituri ka deklaruar se thikën e kishte me vete për arsye të “sigurisë personale” dhe nuk kishte ndonjë qëllim tjeter.
Lidhur me rastin është njoftuar dhe prokurori kujdestar për të mitur, rasti mbetet nën hetim.



