Një person arrestohet nga policia nën dyshimin për vjedhje në marketin “Viva Fresh Store”

Një rast vjedhje është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ku një person është kapur në flagrancë duke vjedhur produkte ushqimore në një market.

Ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2026, rreth orës 13:00, në rrugën “27 Nëntori”, ku i dyshuari është ndaluar nga stafi i marketit “Viva Fresh Store” teksa po tentonte të largohej me produkte të papaguara të markës “Milka”, në vlerë rreth 76 euro.

Hetimet kanë zbuluar se i njëjti person dyshohet se edhe dy ditë më parë, më 16 mars, kishte kryer një tjetër vjedhje në një market tjetër të të njëjtit rrjet në rrugën “Bajram Bahtiri”, duke marrë produkte “Toffife” në vlerë prej 56 euro.

Rasti është trajtuar nga organet kompetente, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje”, ndërkaq hetimet mbi rastin do të vazhdojnë.

Artikuj të tjerë

Back to top button