Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete sonte, më 18.02.2026, rreth orës 19:00, në Prishtinë.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kryeqytetit, ka thënë se Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Xhelal Hajda” është një person pa shenja jete.Sipas tij, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.
Pllana ka thënë se Policia ka filluar hetimin për të sqaruar rrethanat e rastit.



