Një person në Deçan dyshohet se u vetplagos me armë zjarri, Policia e Kosovës po e heton rastin

Sipas Policisë, një person në Deçan ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të një lëndimi në gishtin tregues të dorës, që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin, i cili ka deklaruar se është vetëplagosur. Policia ka sekuestruar si prova materiale një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë që dyshohet se i përket së njëjtës armë.

“Me datën 17.01.2026 rreth orës 02:50 viktima mashkull ka ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi kishte lënduar gishtin tregues të dorës, lëndim ky që dyshohet që ka ardhur nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga informatat e tanishme, rasti në konsultim me prokurorin mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK.

Artikuj të tjerë

Back to top button